Familjarët nisin kërkimet për Sala, improvizohet rënia e avionit

Futboll

Familjarët nisin kërkimet për Sala, improvizohet rënia e avionit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:39
Emiliano Sala

Emiliano Sala humbi nga radarët të hënën e kaluar dhe që prej asaj dite nuk dihet më asgjë për të.

Autoritet kanë ndërprerë kërkimet, pasi nuk arritën të kishin asnjë shenjë nga avioni.

Ndërkohë, familjarët e argjentinasit kanë improvizuar aksidentin. Ata janë nisur nga Nanta me një avion privat për të përshkruar rrugën që djali i tyre bëri dhe në vendin ku avioni humbi nga radarët janë afruar me sipërfaqen e detit, por megjithatë nuk kanë arritur të dallojnë gjë.

Më pas janë ndalur në ishullin e Guerneseit për të dëgjuar nga afër autoritet vendasi. Familjarët kanë kërkuar informacion nga policia, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat