E mori goditjen tronditëse në fytyrë, e tani... - Bota Sot
E mori goditjen tronditëse në fytyrë, e tani...

Futboll

E mori goditjen tronditëse në fytyrë, e tani...

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:05
Ilustrim

Portieri i Forest Green ka apeluar në mediat sociale për ta ndihmuar në financimin e dhëmbëve të rinj (me shaka), pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm. 24-vjeçari James Montgomery u desh të hospitalizohej, pas një përplasjeje të tmerrshme me Mensfield's Gethin Jones, gjatë ndeshjes së së martës në “League Two”.

Një orë kishte kaluar nga loja, kur portieri e mori goditjen tronditëse në fytyrë. Për fat të mirë, portieri duket se nuk do të ketë pasoja të parikuperueshme. Për gjendjen e tij janë interesuar edhe tifozët. Duke publikuar një foto me çarjen e përgjakshme në gojën e tij, Montgomery shkroi: 

"Rrugës për në spital, më duhet një gojë e re. Nëse dikush dëshiron të më ndihmojë që të paguaj dhëmbët e mi të ri..., është i mirëpritur. Një pikë e mirë dhe e vlefshme për djemtë. Ju duhet të shihni djalin (portierin) tjetër tashmë"! Siç e përmendi në një “twett”, Forest Green do të jetë i kënaqur që ai ta kalojë sa më qetë këtë situatë dhe të kthehet më i fortë. 

24-vjeçari humbi disa dhëmbë në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, çka u konfirmua edhe nga trajneri Mark Cooper, pas ndeshjes: "Ky dëmtim do të mbesë si kujtim në fytyrën e tij për një kohë. Ai ka një plagë të madhe në fytyrë, një prerje të tmerrshme në buzë dhe ka humbur disa dhëmbë. Portieri ynë do të ketë nevojë për të marrë trajtim në spital, kështu që do të shohim se sa kohë do të jetë jashtë fushave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...