Zyrtare: Neymar do kurohet me metoda të çuditshme, ja sa do mungojë braziliani

Futboll

Zyrtare: Neymar do kurohet me metoda të çuditshme, ja sa do mungojë braziliani

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:00
Neymar Junior

Neymar Junior do t’i nënshtrohet një “trajtimi konservativ” në kyçin e këmbës pasi ka thyer kockën e pestë, të njëjtin dëmtim që pësoi edhe sezonin e shkuar. Ky lloj trajtimi është bërë me konsensus të mjekut brazilian që e operoi vjet dhe mjekëve të PSG-së. Në ndërthurje të metodave bashkëkohore të mjekësisë do të ketë edhe trajtim me mjekime popullore nga Brazili, gjë e cila u kërkua nga lojtari dhe familja e tij.

Lajmin konfirmoi vetë klubi i PSG-së me një njoftim zyrtar ku theksoi: “Pas shkëmbimeve brenda grupit të ekspertëve, në konsensus u vendos për t’i ofruar Neymar një trajtim konservativ për lëndimin e metatarsal të pestë. Të informuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar brazilian i Paris Saint-Germain ishte në pajtim të plotë me këtë protokoll”.

Mësohet se Neymar do të mungojë për 10 javë, plot 2 muaj e gjysmë dhe parashikohet që rikthimi i tij të jetë javën e parë të prillit. Braziliani mund të jetë i gatshëm për fazën çerekfinale të Champions League (9 dhe 10 prill), gjithmonë nëse PSG eliminon Manchester United në fazën e 1/8-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat