Villareal shkarkon Luis Garcian dhe rikthen Callejan!

Futboll

Villareal shkarkon Luis Garcian dhe rikthen Callejan!

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:21
Callejan

Ashtu si te Monaco që riktheu Leandro Jardim, edhe Villarreal rikthen trajnerin e shkarkuar një muaj më parë, Javier Calleja. “Nëndetësja” e verdhë po kalon një krizë të rëndë rezultatesh dhe është në vendin e parafundit çka shtyu presidentin Roig të shkarkonte Luis Garcian. Ai i kërkoi ndjesë tifozëve dhe mori përgjegjësinë për situatën teksa tha se gaboi që shkarkoi Callejan 11 dhjetorin e kaluar. 49-vjeçari rikthehet kështu në stol dhe kjo ishte edhe dëshira e skuadrës që tashmë dueht të luftojë për mbijetesë në Primera Division.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat