Mustafi shton konkurrencën në portën e Shkupit

Futboll

Mustafi shton konkurrencën në portën e Shkupit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:24
Mustafi shton konkurrencën në portën e Shkupit

Skuadra e FC Shkupit pas lëndimit që ka marrë portieri Igor Aleksovski u detyruar që në mënyrë të përshpejtuar të vihet në kërkim të një portieri të ri, ndërsa konkurrencën mes shtyllave do ta shtojë portieri 25 vjeçar nga Tetova, i cili në formë huazimi vjen nga ekipi i Shkëndijës.

Dy palët janë marrë vesh që Saladin Mustafi të vjen te Shkupi për pesë muajt e ardhshëm për të plotësuar zbrazëtirën që erdhi pas lëndimit të Aleksovskit, i cili gjatë qëndrimit në Antali, në një seancë stërvitore lëndoi ligamentin e gjurit të djathtë dhe tani më ai duhet  ti nënshtrohet intervenimit kirurgjik, që do të lë portierin e parë shkupjan jashtë fushë për së paku gjashtë muaj.

Të përkujtojmë se Saladin Mustafi përveç me Shkëndijën, ka mbrojtur edhe për ekipin e Renovës dhe Teteksit. Mustafi tani më është bashkuar me klubin bardhekaltër dhe prej sot do të jetë nën urdhrat e trajnerit Umit Karan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat