Çfarë po ngjan me ish futbollistin e njohur? E pret operacioni i tretë në Sarajevë

Futboll

Çfarë po ngjan me ish futbollistin e njohur? E pret operacioni i tretë në Sarajevë

Nga: K. G. Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:45
Robert Prosineçki

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, tani trajner i ekipit kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të operohet për të tretën herë me radhë në Sarajevë, për shkak të problemeve me diverticulum të vogël të zorrëve, shkruan media boshnjake “Dnevni Avaz”.

Ndërhyrja kirurgjikale është caktuar për 15 shkurt, kjo u konfirmua edhe nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Pas kthimit nga Las Palmasi më 18 nëntor të vitit të kaluar, ish futbollisti që e udhëhoqi përzgjedhjen e BiH kundër Spanjës në një ndeshje miqësore, u ankua për dhimbje të stomakut dhe katër ditë më vonë ai u shtrua në spital. Menjëherë ai realizoi një operacion katërorësh dhe pastaj një tjetër më të shkurtër më 1 dhjetor.

Prosineçki mund të jetë gati për ta drejtuar Bosnjën për kualifikimet për Kampionatin Europian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat