Dortmundi e kërkon mbrojtësin e padëshiruar të Chelseat

Futboll

Dortmundi e kërkon mbrojtësin e padëshiruar të Chelseat

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:50
Dortmund është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për të rikthyer në Gjermani mbrojtësin Andreas Christensen.

Klubi gjerman synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Borussia Dortmund është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për të rikthyer në Gjermani mbrojtësin Andreas Christensen.

Lojtari danez nuk është aspak i lumtur te Chelsea pasi nuk luan rregullisht dhe Maurizzio Sarri nuk e shikon si titullar ndaj dhe nuk do të refuzonte kalimin te verdhezinjtë të cilët nuk janë vetëm në garën për 22-vjeçarin.

Edhe Juventusi e ndjek prej kohësh por për bardhezinjtë e vetmja mënyrë për ta afruar është huazimi me të drejtë blerjeje, formulë që refuzohet nga drejtuesit e Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat