PSG konfirmon lëndimin e Neymar, nuk do të luajë ndaj Manchester United

Futboll

PSG konfirmon lëndimin e Neymar, nuk do të luajë ndaj Manchester United

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:30
Neymar

Sulmuesi brazilian ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë.

Paris Saint-Germain ka konfirmuar mungesën për 10 javë të Neymar, shkruan KosovaPress.

Ylli brazilian do të nisë fazën e rikuperimit për lëndimin e tij në kavilje dhe do të mungojë më shumë se dy muaj për trajnerin Tuchel.

Kjo është një goditje e madhe për kampionët e Francës, pasi me Ligën e Kampionëve që futet në fazën e nxehtë, PSG-ja duket se do ta ketë sërish të vështirë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

Edhe sezonin e shkuar, Neymar u lëndua dhe kishte munguar për tre muaj.

Ky dëmtim prej 10 javësh do ta shohë Neymarin të humbasë shumicën e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni dhe do të rikthehet në fund të marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat