Guardiola: Duhet të fitojmë shumë ndeshje për ta zënë Liverpoolin

Futboll

Guardiola: Duhet të fitojmë shumë ndeshje për ta zënë Liverpoolin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:23
Pep Guardiola

Trajneri spanjoll e pranon se humbja nga Newcastle i ka vështirësuar punët për Manchester Cityt.

Pep Guardiola nuk mundi dot ta festonte me një fitore ndeshjen e tij të 100-të të Premier Ligës.

City ndonëse avancoi me golin e Sergio Agueros, në fund u mund nga Newcastle, 2-1.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. E nisëm me një gol, por pastaj nuk patëm më ritmin për të imponuar lojën tonë”, tha Pep.

“Nuk mbrojtëm topat e dytë dhe topat e gjatë. Ne i patëm shanset, por kur ndodh kjo, gjithçka është e hapur”.

“Patëm një shans për ta ngushtuar diferencën. Tani është radha e Liverpoolit për të luajtur”. “Ne jemi pas dhe duhet të fitojmë ndeshjet dhe ne nuk mundëm ta bëjmë. E di që sfida është e vështirë, sepse ne luajmë në çdo kompeticion”.

“Por nëse do të rritesh si klub, duhet t’i pranosh sfidat. Unë preferoj të jem në këtë pozicion. Tani është e vështirë. Kemi një shans për t’ia dalë, por duhet t’i fitojmë ndeshjet tona”, theksoi trajneri i Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat