Mustafi me mesazh emocionues për futbollistin e zhdukur

Futboll

Mustafi me mesazh emocionues për futbollistin e zhdukur

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:35
Mustafi me mesazh emocionues për futbollistin e zhdukur

Futbollisti i zhdukur ditë më parë, argjentinasi Emiliano Sala vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Pasi kishte arritur marrëveshje me Cardiff Cityn, Sala kishte shkuar në Francë për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët e tij te Nantes.

Por, duke u kthyer nga Franca drejt Cardiffit, aeroplani privat me të cilin Sala ishte duke udhëtuar, u zhduk nga radari. Ka kaluar një javë që prej kësaj tragjedie, e cila ka prekur të gjithë, por ende nuk ka ndonjë gjurmë nga ai.

Ishte planifikuar që Sala të debutonte për Cardiffin pikërisht mbrëmë, kundër Arsenalit, andaj të dy klubet nderuan argjentinasin në “Emirates Stadium”.

Pas ndeshjes, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 2:1, një status në rrjetin social, Instagram, Salas ia kushtoi edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

“Tri pikë, punë e kryer. Mendjet tona ishin gjithashtu edhe me Emiliano Sala”, shkroi mbrojtësi nga Gostivari në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat