Ky është zbulimi i fundit i policisë për futbollistin e zhdukur

Futboll

Ky është zbulimi i fundit i policisë për futbollistin e zhdukur

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:20
ilustrim

Dy jastëkët e karrigeve që ka gjasa të kenë qenë të aeroplanit të humbur që mbanin futbollistin, Emiliano Sala janë gjetur në një plazh francez.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore tha se jastëkët kanë gjasa të kenë qenë të aeroplanit Piper Malibu, i cili u zhduk të hënën e kaluar.

Sulmuesi i Cardiff Cityt, Sala dhe piloti britanik, Dave Ibbotson po konsiderohen si të vdekur edhe pse nuk janë gjetur trupat e tyre.

Zbulimi u bë nga hetuesit francezë në një plazh pranë Surtainville, dhe pritet të fillojnë edhe njëherë kërkimet për ish-lojtarin e Nantesit.

“Një jastëk u gjet në Surtaiville. Nga një ekzaminim paraprak kemi konstatuar se ka të ngjarë që mbështetësit të jenë nga aeroplani i humbur. Tani kemi identifikuar një zonë prioritare të kërkimeve nënujor prej rreth gjashtë kilometrave katror”, tha një zëdhënës i AAIB.

Kërkimi do të fillojë sërish këtë fundjavë për shkak të kushteve të vështira të motit që priten gjatë ditëve të ardhshme.

Ndryshe, jastëkët janë rrënojat e para që do të gjendeshin nga aeroplani i humbur pas një kërkimi të madh në Kanalin e Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat