Flamurtari, "i gjymtuar"

Futboll

Flamurtari, "i gjymtuar"

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:06
Flamurtari, "i gjymtuar"

Të shtunën pasdite (ora 17:00) Flamurtari do të presë Kukësin, në një sfidëdelikate mes dy skuadrash që ndahen nga vetëm 6 pikë në renditje.

Në kushte të tjera, do të ishte një supersfidë për kreun, por ajo që po ndodh me Flamurtarin këtë vit është sinjal i qartë se klubi vlonjat nuk ka më asnjë ambicie madhore dhe thjesht po mundohet të shmangë katastrofën financiare.

Në dy përballjet e mëparshme këtë sezon Flamurtari ka dalë fitimtar, si asnjëherë në përballjet me verilindorët, por këtë radhë do të duhet një mrekulli për të përsëritur suksesin.

Përveç Danilo Alves, Busic e Siljanovskit, trajneri Ilir Daja ka edhe tre mungesa të tjera, sepse titullarët e fundjavës së shkuar, Veliu, Torassa e Elton Cale janë të pezulluar.

Kthehet nga pezullimi Pollozhani, i cili do të luajë nga minuta e parë, ndërsa sulmi do të mbështetet vetëm tek Andi Ribaj.

Shkodrani Xhevahir Sukaj ka nisur stërvitjen, pas firmës së hedhur në fillim të javës, por nuk bëhet fjalë që të zbresë në fushë që tani, pasi forma fizike është shumë larg optimales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat