Refuzohet ankesa e Samir Sahitit

Futboll

Refuzohet ankesa e Samir Sahitit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:11
Refozohet ankesa e Samir Sahitit

Komisioni për ankesa në përbërje  Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim  Bahtiri  e Sitki Baftiu – anëtar , në mbledhjen e mbajtur me datë 29.01.2019 – ditë e martë ora 12,00, shqyrtoi ankesen e ish  lojtarit të FC “ BESA “ nga Peja   SAMIR  SAHITI  me numër të protokollit 347/1  të dates  24.01.2019 e atakuar në vendimin e shkallës së parë në përcaktimin e shumës  për kompenzim  të mjeteve të papaguara nga ana e  FC “ Besa “ nga Peja sipas kontratës  Klub – Lojtar të nënshkruar me date 18.07.2018 dhe vertetuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me 13.08.2018  dhe nga e njejta  bazuar në Rregulloren disiplinore  nenin  115 paragrafi 1 pika a, nxjerrë;

VENDIM

Refuzohet  ankesa e ish lojtarit të FC “ Besa “ nga Peja  Samir  Sahiti  me numër të protokollit  347/1 e dates 24.01.201 si e pabazuar dhe vertetohet vendimi i komisionit të shkallës së parë lidhur me kompenzimin e mjeteve  të papaguara sipas kontratës

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa  në rastin e  refuzimit të ankesës së palës së ankimuar – vertetimit të vendimit të shkallës së parë  për bazë pati  faktet e ofruara nga ana e FC “ Besa “ nga Peja lidhur me shumat e paguara  në emër të kontratës , vendimin e komisionit për shkëputje të kontratës,  si dhe kontratën e lojtarit të deponuar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe nga të njejtat  gjeti fakte  së  komisioni shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me perpikëri  dispozitat juridike nga aktet normative dhe me ketë  refuzon ankesën  e lojtarit Samir Sahiti me numër të protokollit të dates 24.01.2019  si të  pa bazuar dhe  verteton  vendimin e shkallës së parë.

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në mbrojtje të Ligjshmerisë në afatin kohor  prej 15 ditëve  nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare  të FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat