Durmishaj ul tonet

Futboll

Durmishaj ul tonet

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:00
Durmishaj ul tonet

Fiorin Durmishaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë sot, në sfidën kundër Astera Tripolit, në kampionatin grek. Sulmuesi vlonjat, ka shënuar një supergol që ka lënë pa fjalë të gjithë ekipin e tij dhe mediat greke.

Në fjalën e tij, pas ndeshjes Durmishaj ka thënë: “Kishim shumë stres, është e vetmja gjë e sigurtë. Situata është shumë e vështirë, por ne po mundohemi. Jemi më të fortë se javët e tjera ku nuk treguam se cilët ishim në të vërtetë. Nuk do të qëndrojë fare te goli. Çdo herë të jep moral. Këtej e tutje duhet të shënojmë më shumë. Kemi probleme në sulm te goditja e fundit para portës. Kombëtarja është një eksperiencë fantastike dhe nuk dua të qëndrojë në këto çështje tani. Sa më sintereson Panioniosi nuk më intereson asgjë për momentin. Jam 100% i fokusuar në ekip.

Ndërkohë mediat greke kanë thurrur elozhe për Durmishajn duke thënë se për momentin është në një formë fantastike dhe se po udhëheq ekipin drejt sukseve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat