Roma po e shkarkon Di Francescon, pasi ka gjetur trajnerin e ri?

Futboll

Roma po e shkarkon Di Francescon, pasi ka gjetur trajnerin e ri?

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:00
Eusebio di Francesco

Roma u demolua mbrëmë nga Fiorentina në kuadër të Kupës së Italisë.

Roma u mposht 7 me 1 nga Fiorentina në Kupën e Italisë, ndërsa Eusebio di Francesco është buzë shkarkimit.

Skuadra italiane do ta shkarkojë trajnerin, pas rezultateve të dobëta që po marrin në këtë sezon.

Roma është duke tentuar ta transferojë Paulo Sousan, si zëvendësues të Di Francescos.

Skuadra italiane ka filluar bisedimet me ish-trajnerin e Fiorentinës, pasi ai është trajner i lirë, pas shkarkimit nga skuadra kineze, Tijanjin Quanijan në tetor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat