Carrasco-Milan, lajm i keq për kuqezinjtë

Futboll

Carrasco-Milan, lajm i keq për kuqezinjtë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:40
Yannick Carrasco

Yannick Ferreira Carrasco me shumë gjasa do të vijojë të luajë në Kinë të paktën deri në verë, pasi transferimi i tij te Milani është i pamundur të realizohet në orët e mbetura të ditës së fundit të janarit, që është edhe dita e fundit e merkatos në Itali.

Dalian Yifang ka pasur kërkesa mjaft të larta financiare dhe nuk ka pasur dëshirë ta huazojë anësorin ofensiv për 6 muaj, ndryshe nga çfarë ofronte Milani, edhe pse vetë futbollisti i kombëtares belge ishte gati të firmoste.

"Nuk ekzistojnë mundësi për transferimin e tij te Milani", deklaron për Milannews.it agjenti i Carrasco, Christophe Henrotay, duke mos dhënë detaje pse transferimi nuk po realizohet. Me siguri problem ka qenë edhe paga e 25-vjeçarit, i cili merr 10 milionë euro në Kinë, shifër që Milani nuk ia jep dot, për të mos prishur ekuilibrat financiare dhe qetësinë e skuadrës.

Edhe ndërmjetësi italian në këtë tratativë, Federico Pastorello, ka konfirmuar se nuk ka më shanse: "Bisedimet zyrtare nuk nisën ndonjëherë, ka pasur vetëm kontakte me agjentin e lojtarit dhe kemi mbetur në kuadrin e interesimit. Carrasco nuk është më në shitje, ndoshta në verë ndryshon diçka".

Ditët e fundit ka dalë në skenë edhe sulmuesi i Nice-s, Allan Saint-Maximin, por 21-vjeçari i talentuar është operacion i pamundur, pasi Nice kërkon 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat