Messi: Nuk falim e lëshojmë asgjë

Futboll

Messi: Nuk falim e lëshojmë asgjë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:28
Messi: Nuk falim e lëshojmë asgjë

Lionel Messi ka insistuar që Barcelona të mos e mendojë kurrë Kupën e Mbretit si garë dytësore, pas përmbysjes së madhe ndaj Sevilla, të mërkurën. Udhëheqësit e La Liga-s fituan thellë 6-1 në “Camp Nou”, duke bërë të pavlefshëm disavantazhin e çerekfinales së parë 2-0. 

Golat e Philippe Coutinho, Ivan Rakitiç, Sergi Roberto, Luis Suarez dhe Leo Messi siguruan gjysmëfinalen e këtij kompeticioni kombëtar në Spanjë. Ylli argjentinas, i cili kohët e fundit ka zbuluar kritikat që merr nga djali i tij, Thiago, ka hedhur poshtë çdo sugjerim se Barça do të heqë dorë nga konkurrenca për t'u përqëndruar në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

"Eshtë thënë se ne po e lëshojmë Kupën e Mbretit, ose që nuk e donim. Ndoshta mesazhi im u keqinterpretua në fillim të sezonit, - tha ai për “Barca TV”. - Ekipi dëshiron të luftojë në të tria garat, pasi ky ka qenë gjithmonë obligim i Barcelonës, çdo vit. Ne nuk falim e lëshojmë asgjë".

Coutinho e hapi serinë e golave të përmbysjes së Barcelonës me një penallti të minutës së 13-të, të cilën Messi ia la të ekzekutojë braziliani, forma e të cilit është vënë në pikëpyetje. Argjentinasi e shpjegoi kështu këtë moment: "Doja që ai ta gjuante penalltinë dhe të shënonte gol. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim. Coutinho shënoi dhe jam i lumtur, sepse aty filloi gjithçka".

Coutinho e falënderoi Messin pas ndeshjes, që ia la atij penalltinë, teksa katalanasit e vulosën vendin e tyre në gjysmëfinale të “Copa del Rey”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat