Futsal: Kosova sot zhvillon ndeshjen vendimtare për mundësi kualifikimi kundër Norvegjisë

Futboll

Futsal: Kosova sot zhvillon ndeshjen vendimtare për mundësi kualifikimi kundër Norvegjisë

Nga: F.B Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:47
Përfaqësuesja e Kosovës në futsal

Pas humbjes së mbrëmshme, djelmoshat e trajnerit Ramadan Sokoli dhe përfaqësuesja e Kosovës në Futsal, sot kanë mbase ndeshjen vendimtare me përfaqësuesen norvegjeze dhe në rast fitore ajo ju hap shtegun e kualifikimit, nisur nga fakti se Andora është kundërshtar më pak cilësor se skuadra jonë.

Në anën tjetër skuadra norvegjeze, pas fitores ndaj përfaqësueses së Andorës me rezultat 5:3 me fitore ndaj skuadrës përfaqësuese të Kosovës pavarësisht ndeshjes që luhet me 2 shkurt kundër nikoqirit Bjellorusisë siguron kualifikimin.

Kosova ndonëse nuk shënoi me Bjellorusinë pati një paraqitje relativisht të mirë, por paraqitja e sotme – ndeshja zhvillohet në ora 19.00 në kryeqytetin bjellorus Minsk duhet të tregoj shumë më tepër si dëshira, ashtu edhe angazhim për të fituar dhe për të hapur rrugën kualifikimit.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën sportive SCA në Minsk ndërsa do të gjykohet nga dyshja e gjyqtarëve nga Lituania dhe Franca përkatësisht Eduards Fatkulins dhe Victor Berg-Audic.

Të besojmë dhe shpresojmë se djelmoshat e përfaqësueses sonë sonte do të na gëzojnë dhe do shënojnë fitore, në mënyrë që ndeshja me Andorën me 2 shkurt të jetë ndeshja përcaktuese dhe kualifikuese për Botërorin 2020 në futsal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat