Nota e Shaqirit nga ‘Dailymail’

Futboll

Nota e Shaqirit nga ‘Dailymail’

Nga: K. Goca Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:08
Nota e Shaqirit nga ‘Dailymail’

Barazimi që dhemb me Leicester Cityn. Liverpooli nuk ia doli më shumë se një barazim me rezultat 1:1 në duel me Leicester Cityn, në ndeshjen e javës së 24-të të Premier League në futboll.

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri startoi nga minuta e parë, por hasën në rezistencë të madhe të rivalit. Portali britanik “Daily Mail” e ka vlerësuar Xherdan Shaqirin me notën 6. Shaqiri luajti deri në minutën e 72-të, kur u zëvendësua nga Lallana.  Liverpooli udhëheq kreun me 61 pikë, ka pesë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City, që mban vendin e dytë.  

Notat e lojtarëve: LIVERPOOL: (4-2-3-1) Alisson 6; Henderson 6, Matip 6, Van Dijk 6.5, Robertson 6; Wijnaldum 7, Keita 6 (Fabinho 72mins 6); Firmino 6, Shaqiri 6 (Lallana 72mins 6), Mane 8; Salah 7

LEICESTER: (4-2-3-1) Schmeichel 6; Pereira 7, Maguire 8, Evans 7, Chilwell 8; Ndidi 7, Mendy 6; Gray 7 (Okazaki 84mins), Maddison 7 (Choudhury 75mins), Albrighton 7; Vardy 7.5 (Iheanacho 90').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat