Dukagjini përforcohet me disa lojtarë

Futboll

Dukagjini përforcohet me disa lojtarë

Nga: K. Goca Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:32
Dukagjini përforcohet me disa lojtarë

Skuadra e futbollit Dukagjini nga Klina pretendon Superligën e Kosovës. Dukagjinasit janë përforcuar me disa futbollist për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë. “Dy portierët Enis Manxholli (KF Besa) dhe Dardan Podrimaj (KF Istogu) janë pjesë e jona në sezonin pranveror. Manxholli para dy vite ka qenë kampion i Kosovës me Trepçën ‘89, kishte debutuar edhe në Champions League në parakualifikimet. Ai vjen po ashtu nga ekipi Besës nga Peja. Portieri istogas është bashkuar me klubin tonë, ai vjen nga klubi vendlindjes ku edhe është zhvilluar si portier dhe sezonin vjeshtore tregoj cilësitë e tija. Ne mbrojtje klubi është përforcuar edhe me dy futbollist, bëhet fjalë për Muharrem Musën (KF Drenica) dhe Drin Lladrovci (KF Arbëria).

Futbollisti Musa vjen nga klubi Drenicës, ai luan si mbrojtës i djathtë dhe njihet edhe për depërtimet e tija të shumta ne fazën ofensive. Ndeshjen e fundit ne fanellën e Drenicës e zhvilloj në kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, ku për gjatë 120 minuta tregoj një përgatitje të lartë fizike. Edhe mbrojtësi Lladrovci bashkohet me klubin tonë, ai vjen nga klubi Arbëria, ndërsa me parë ishte edhe pjesë e Feronikelit dhe te grupmoshat e Prishtinës e gjithashtu ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës U21”, bëhet e ditur nga KF Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat