Transferim rekord

Futboll

Transferim rekord

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:02
Miguel Almiron

Newcastle ka zyrtarizuar blerjen e Miguel Almiron, mesfushor sulmues paraguaian, nga Atlanta United për 24 milionë euro, një shifër rekord për klubin e Premier League. 

"Jemi të lumtur të lajmërojmë blerjen e Miguel Almiron nga Atlanta United", ka bërë të ditur klubi bardhezi në Twitter. 

"24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për pesë vite e gjysmë, që do ta mbajë në St. James Park deri në qershorin e 2024-ës". 

"Jam shumë i lumtur dhe pres me padurim që të nis këtë aventurë të re", ka thënë Almiron. 

"Premier është një kampionat shumë i fortë. Historia e Newcastle dhe Rafa Benitez kanë qenë arsyet kryesore që më kanë sjellë këtu".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat