Maradona “vjell vrerë”

Futboll

Maradona “vjell vrerë”

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:38
Maradona

Maradona është një njeri i futbollit që i thotë gjërat ashtu siç i mendon, pa doreza dhe nuk i intereson se dikush do cenohet.

Debati i fortë që ai ka me FIFA-n nuk ka rreshtur kurrë edhe pasi Blater është larguar dhe Infantino është vënë në krye të organit më të lartë të futbollit në botë.

Maradona ka kërcënuar madje, se do të nxjerrë disa fakte dhe prova tronditëse për FIFA-n që do të “trazojnë ujërat” e futbollit. Kjo vjen pasi, argjentinasi është shumë i zhgënjyer duke besuar në ndryshim, me Bobanin dhe Infantinon.

58-vjeçari, Maradona, ka thënë për Boban: “Dua t’i them, që e ftoj për një ndeshje në ring, nëse dëshiron të dalë kryelartë. Është e padobishme të zemërohesh. Unë nuk jam një djalosh 20-vjeçar, kam 58 vite mbi supe. Këto gjëra më bëjnë keq, sepse u kam besuar njerëzve, por tashmë nuk u besoj më.”

“I kam thënë Xhani Infantinos se nuk do të jem kapiteni i ekipit të legjendave, sepse që kur janë larguar Blater dhe Grondona, asgjë nuk ka ndryshuar në FIFA. Kanë mbajtur lojtarë si Marko Van Basten, Rud Gulit dhe mua në një dhomë si qentë. Ishte një mungesë e plotë respekti. Tani do të filloj të tregoj gjërat që di për FIFA-n e re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat