Kuqezinjtë sfidohen nga skuadra austriake

Futboll

Kuqezinjtë sfidohen nga skuadra austriake

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:38
Kuqezinjtë sfidohen nga skuadra austriake

Kampioni dhe lideri i Maqedonisë, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova (nesër) në orën 13:00 do të zhvillojnë ndeshjen e tretë kontrolluese gjatë fazës përgatitore që zhvillohet në Antalia të Turqisë. Futbollistët kuqezi vazhdojnë sipas planit punën e tyre në tokën turke edhe pse tashmë ndjehet lodhja nga intensiteti i lartë që imponon stafi teknik.  Kundërshtari i radhës është ekipi i St. Poltenit, që për momentin mban pozitën e tretë në Bundesligën e Austrisë, menjëherë pas Salzburgut dhe LASK Linz. Do të jetë kjo një tjetër ndeshje e fortë kontrolluese për djemtë e trajnerit Qatip Osmani që deri tani kanë treguar formë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat