“Antoine Griezmann do të ishte sulmuesi i përsosur për Chelsea”

Futboll

“Antoine Griezmann do të ishte sulmuesi i përsosur për Chelsea”

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:07
William Gallas

Antoine Griezmann do të ishte sulmuesi i përsosur për Chelsea. Kështu mendon William Gallas. Blutë e Londrës kanë kaluar momente të vështira në repartin ofensiv. Eden Hazard ka mbetur një model i qëndrueshmërisë, por ballafaqohet me vështirësi, kur bëhet fjalë për gjetjen e dikujt tjetër, që të udhëheqë vijën sulmuese.

Gonzalo Higuain është marrë në huazim nga Juventusi në një përpjekje për ta mbushur këtë zbrazëti. Chelsea, megjithatë, është duke kërkuar për ndonjë lojtar tjetër në këtë repart. Sugjerimet janë se londinezët do të kërkojnë të marrin një lojtar nga Atletico Madrid, pasi kanë rënë dakord të dërgojnë Diego Costa dhe Alvaro Morata në klubin e La Liga-s, në vitet e fundit.

Ish-mbrojtësi i Chelsea, Gallas, tha: "Griezmann është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë. Me cilësinë e tij, jam i sigurt se mund të dëmtojë shumë mbrojtje. Do të doja ta shihja atë në Premier League. Ai është një lojtar shumë i durueshëm dhe i zellshëm, që shënon gola në vazhdimësi. Jam i bindur se do të ishte sulmues i përsosur për Chelsea".

Ndërkohë, duke folur për një përforcim të mundshëm në “Stamford Bridge”, Gallas i ka bërë thirrje Chelsea që të pengojë largimin e lojtarëve të profilit të lartë, para së gjithash. Callum Hudson-Odoi ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te gjigantët gjermanë të Bayern Munich, por blutë kanë refuzuar ta shesin “adoleshentin” e talentuar, i cili konsiderohet si një trashëgimtar i ardhshëm i Hazard në perëndim të Londrës. 

Gallas shtoi: "Pyetja është, pse Chelsea do të ishte gati ta shiste Callum Hudson-Odoi? Lojtari ka shumë cilësi dhe, nëse punon shumë në trajnim, nëse vazhdon të luajë në Premier League, ose në gara të tjera, do të përmirësohet akoma. Ndoshta një ditë ai mund të zëvendësojë Eden Hazard. Chelsea nuk mund ta shesë një lojtar të ri, që ka shumë cilësi, duhet ta mbajë patjetër atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat