Erdhi me bujë e u largua pa zhurmë, talenti i Milanit përfundon në Belgjikë

Futboll

Erdhi me bujë e u largua pa zhurmë, talenti i Milanit përfundon në Belgjikë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:06
Alen Halilovic

Alen Halilovic është huazuar për 18 muaj tek Standard Liegi në Belgjikë, pas eksperiencës 6 mujore me Milanin ku nuk arriti të luajë në asnjë ndeshje në Seria A.

Për këtë klubi kuqezi mendoi ta huazojë talentin e tyre deri në vitin 2020, me klubin bleg që ka të drejtë të blejë kartonin e 22-vjeçarit.

I lindur më 18 qershor 1996 në Dubrovnik të Kroacisë, Alen filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2012, në moshën 16 vjeç, tek Dinamo Zagreb (62 ndeshje / 8 gola) përpara se të transferohej në Barcelonë në vitin 2014.

Që atëherë, në moshën 22-vjeçare, ai ka kaluar një sërë eksperiencash duke marrë përvojë (Sporting Gijon, Hamburg SV, Las Palmas dhe AC Milan).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat