Shqiptari që çoi në këmbë italianët, heshti Interin

Futboll

Shqiptari që çoi në këmbë italianët, heshti Interin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Shqiptari që çoi në këmbë italianët, heshti Interin

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha ishte heroi i vërtetë i natës për Lazion pasi priti dy penallti në çerekfinalen e Kupës së Italisë, të enjten mbrëma.

Skuadra e Simone Inzaghit, eleminoi “Nerazzurrët” pas penalltive falë Strakoshës, i cili ishte fantastik duke pritur dy 11-metërsha, transmeton Insporti.Vazhdimet ishin të domosdoshme, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat baraz, 0:0.Mysafirët (Lazio) kaluan në epërsi të parët në vazhdime, përmes golit të Ciro Immobiles në minutën e 10-të të kohës ekstra.Mirëpo, Mauro Icardi u përkujdes që përballja të shkonte në penallti, duke shënuar nga 11-metërshi. Në këtë fazë, shkëlqeu Strakosha, i cili priti goditjet e Lautaro Martinezit dhe Radja Nainggolanit.Dy pritjet e tij e dërguan Lazion në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.  Pas ndeshjes, uebsajti, i cili mbulon kryesisht lajmet dhe ndodhitë brenda klubit të Lazios, “thelaziali” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve.

Tre lojtarët më të vlerësuar ishin Thomas Strakosha, Lucas Leiva dhe Ciro Immobile, të gjithë u notuan me numrin 8.Sa i përket Strakoshës, në fjalët pas vlerësimit, “thelaziali” shkruan: “Portieri shqiptar i Lazios luajti mirë, duke e mbajtur skuadrën në lojë me disa pritje kyçe.“Për pak nuk e shpëtoi penalltinë e Interit, por fakteqësisht u mposht nga Icardi. Ia doli në mënyrë fantastike në 11-metërsha, duke pritur penalltitë e Nainggolanit dhe Martinezit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat