Kuka, Shabani, Mustafa, Cuculi, Çerkini e Krasniqi në Ferizaj

Futboll

Kuka, Shabani, Mustafa, Cuculi, Çerkini e Krasniqi në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Çerkini

Klubi i futbollit Ferizaj synon të ikë nga zona e rrezikut në elitë. Ata janë në vendin e parafundit (i 11-ti) me 15 pikë, por shpresojnë se do të ia dalin në fund që të sigurojnë mbijetesën. “Skuadra jonë ka arritur marrëveshje me 6 futbollistë, me të cilët edhe mbyllet afati kalimtar i klubit. Transferimet janë:  Viktor Kuka (qendërmbrojtës), është huazuar nga skuadra e Dritës deri në fund të këtij sezoni me marrëveshje të dyanshme.

Kuka njihet mjaftë mirë në vendin tonë, pasi ka luajtur në disa skuadra të futbollit vendor dhe presim që me ardhjen e tij do të na ndihmojë shumë në fazën defensive. Veton Shabani (mbrojtës i krahut), vjen nga Flamurtari ku pati një paraqitje mjaftë të mirë në sezonin e kaluar, ku shpresojmë që të vazhdojë me formë të njëjtë edhe tek ne. Burhan Mustafa (portier), vjen nga KF Shkupi, me një përvojë të madhe pritët t'i jap më shumë siguri portës sonë. Dini Cuculi (qendërmbrojtës), vjen nga Maqedonia, dhe njihet për angazhimin e tij të madh dhe një mbrojtës stabil.

Dardan Çerkini, rikthehet tek skuadra e zemrës, pas aventurës me Trepçën ‘89. Fjalët për të janë të pakta, me ardhjen e tij cilësia në ekip është rritur. Ermal Krasniqi (sulmues), vjen nga Llapi ku pritet ti ndihmoj sulmit tonë me paraqitjet e tija. Skuadra jonë gjithashtu para pak ditësh prezantoi edhe tre transferime, Egzon Shabani, Durim Gashi dhe Hysein Demiri. Me këto përforcime për klubin tonë është mbyllur afati kalimtar”, bëhet e ditur nga Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat