Benzema vazhdon të bëjë histori te Real Madridi

Futboll

Benzema vazhdon të bëjë histori te Real Madridi

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Karim Benzema

Karim Benzema vazhdon të bëjë histori te Real Madridi. Pavarësisht se është kritikuar shpesh, francezi rezulton se  tashmë ka shënuar 209 gola me “Los Blancos”. Ai ka lënë pas edhe Hugo Sanchez, që konsiderohet si një nga “9” më të mirë, ndonjëherë. Karim ka shënuar tashmë më shumë gola me Real Madridin se sa meksikani. Dhe ata që mbeten para tij mbeten të kërcënuar, sepse francezi është plot “zjarr”. Benzema e ka tejkaluar Hugo në Montilivi, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ku realizoi dy kryevepra personale. 

Pas 446 ndeshjeve me Real Madridin, francezi është tashmë mbi Hugo Sánchez (283 duele) dhe pozicionohet golashënuesi i gjashtë më i mirë në historinë e Real Madridit. Po, po, i gjashti. I pesti, një tjetër legjendë, nuk është më aq larg. Fjala është për Puskas, i cili shënoi 242 gola me fanellën e Real Madrid, që e paraprin atë në klasifikimin e golashënuesve të bardhë dhe që mbyll dyert e “Top 5” në këtë drejtim. Në krye të këtij klasifikimi është Cristiano Ronaldo (451 gola), i ndjekur nga Raul (323 gola), Di Stefano (308 gola) dhe Santillana (290 gola). 

Karim ka shënuar 136 gola në La Liga, 47 gola në Ligën e Kampionëve, 20 gola në Kupën e Mbretit, 3 gola në Botërorin e Klubeve, 2 gola në Superkupën Spanjolle dhe 1 gol në Superkupën Europiane. Nuk ka konkurrencë, që i ka rezistuar atij te Real Madridi, një klub ku po bën historinë bazuar në titujt e fituar, duke luajtur futboll të mirë dhe gjithashtu duke shënuar shumë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat