Chelsea jep përsëri në huazim Batshuayin, kjo është skuadra e tij e re

Futboll

Chelsea jep përsëri në huazim Batshuayin, kjo është skuadra e tij e re

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:33
Michy Batshuayi

Sulmuesi belg nuk po arrin që assesi të ambientohet në ndonjë ekip.

Michy Batshuayi ka një skuadër të re.

Reprezentuesi i Belgjikës, që është në pronësi të Chelseat dhe ishte huazuar te Valencia nuk po gjente hapësira në Spanjë, ndaj dhe u rikthye në Premier Ligë te Crystal Palace me të njëjtën formulë, huazim deri në verë.

25-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me “Blutë” shpreson të rigjejë formën më të mirë në Premier Ligë, teksa për të është huazimi i tretë pas aventurave me Borussia Dortmundin dhe Valencian.

Me Maurizio Sarrin si trajner, lojtari belg nuk pritet të ketë të ardhme te Chelsea dhe në verë do të zgjidhet përfundimisht e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat