Sarajeva ndeshet me Shkupin

Futboll

Sarajeva ndeshet me Shkupin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:01

Skuadra e futbollit Shkupi është gati të përfundojë qëndrimin më shumë se dy javor në Antali të Turqisë, ku ka zhvilluar fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin pranveror të kampionatit të Maqedonisë.

Skuadra bardhekaltër të shtunën (02.02.2019) zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese, kur përballë do të ketë ekipin e kategorisë së parë boshnjake, KFSarajeva.

Ndeshja Shkupi -Sarajeva do të fillojë në orën 18:30 minuta.

Edhe pse jo si herëve tjera, kësaj radhe Antalia ka qenë nën reshjet e shiut dhe erërave të forta, që ka bërë të anulohen dy ndeshje kontrolluese, ajo me ekipin MTK Budapest të Hungarisë dhe Ordabasy PFC nga Kazakistani. Shkupi ka luajtur tri ndeshje kontrolluese, duke humbur 3:1 nga Sepahani iranian dhe 2:1 nga Çeliku i Zenicës. Shkupi ka fituar 2:1 ekipin rumun, Politehna IASI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat