Todibo: Do të jap gjithçka për Barcelonën

Futboll

Todibo: Do të jap gjithçka për Barcelonën

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Todibo: Do të jap gjithçka për Barcelonën

Barcelona po dominon në kampionatin spanjoll. Katalunasit udhëheqin me 49 pikë, pesë më shumë se Atletico Madridi dhe 10 pikë se rivali i përbetuar e i përjetshëm Real Madridi, që renditet në vend të tretë pas 21 jave të luajtura.  Barcelona po tregohet jashtëzakonisht e mirë gjatë këtij edicioni dhe pretendon të gjitha trofetë, si titullin në Spanjë, Champions League dhe Kupën e Mbretit.  

Futbollisti Jean-Clair Todibo u prezantua si afrimi më i fundit i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. Qendërmbrojtësi francez ka rrëfyer emocionet e para me fanellën e blaugrana dhe numrin 6-të që do të mbajë, të cilin më parë e ka patur në fanellë Xavi. Talenti 19-vjeçar nënshkroi kontratë me katalanasit deri në vitin 2023, të cilët e blenë për 1 milionë euro nga Toulouse (plus 2 të tjera në formën e bonuseve) dhe i kanë vënë klauzolë largimi prej 150 milionë euro. Ndjenjat e para: “Kjo është ëndrra e fëmijërisë sime.

Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i kënaqur që do përjetoj këto gjëra me familjen time dhe drejtuesit e Barcelonës. Unë dua të përmirësoj gjithçka. Pozicioni që trajneri do më japë mua do më vlejë. Do të jap gjithçka për Barcelonën”, ka thënë Todibo. Mbrojtësi francez flet edhe për Umtitin: “Umtiti është një shembull për mua. Ai është kampion bote dhe një nga më të mirët. Unë do të këshillohem prej tij dhe ai do të më ndihmojë të inkorporohem mirë”. Sipas tij, si fëmijë e ka pasur në zemër futbollistin e njohuri Xavi, i cili një periudhë ka luajtur me sukses të madh për Barcelonën. Numri 6?

"Kur isha i vogël e dashuroja Xavin dhe është një numër shumë i rëndësishëm për katalanasit. Unë shpresoj që të jem në lartësinë e duhur. E Kam ndjekur shumë kur luante me Barcelonën”, përgjigjet ai. Sa i përket ish skuadrës të tij, Toulouse, ka thënë: “Ishte e komplikuar. Gjithmonë dëshiron të luash, por nuk mund të jetë. Doja të isha me më të mirët dhe prandaj erdha. Unë nuk jam këtu për të qenë një titullar, por për të mësuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat