Mbyllet afati kalimtar i dimrit, disa skuadra të përforcuara

Futboll

Mbyllet afati kalimtar i dimrit, disa skuadra të përforcuara

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Pamje nga një ndeshje

Disa ekipe janë përforcuar më shumë e disa me pak, por secila pretendon se do të jetë më e fortë në pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.

Prandaj, disa nga skuadrat që luftojnë për mbijetesë kanë sjellë më shumë përforcime, me synime që t’i realizojnë ambiciet e tyre. Deshëm apo nuk deshëm, pjesa e dytë e kampionatit do të jetë shumë e nxehtë si për skuadrat që luftojnë për titull po ashtu edhe për mbijetesë. Mos të harrojmë se gjithmonë befasitë janë të mundshme dhe gjithçka mund të ngjajë në pjesën e dytë të kampionatit. Në fakt, dihet se tri skuadra janë në garë për titull, si Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, kurse të tjerat nuk e kanë qetësinë. Ferizaj, Ballkani, Liria kanë sjellë përforcime me shpresë se do ta arrijnë rezultate gjithnjë e më të mira, kurse Gjilani pretendon të ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara. Megjithatë jo edhe të gjitha përforcimet që kanë sjellë skuadrat mund të dalin të qëlluara, sepse shumë herë kanë ndodhur që ato me shumë emra, ose kanë pasur sukses ose kanë dështuar në tërësi.

E gjitha do të shihet me nismën e pjesës së dytë të kampionatit, se cila ia ka arritur të komponohet më mirë dhe ia ka qëlluar me përforcimet. Prishtina është përforcuar me Adi Hylën, Andi Maraj, kurse Feronikeli me Riza Zhdrellën, Met Millakun, Adenis Shalën, Hamed Kone. Ndërkaq, Llapi përforcohet me Blendi Miftarin, Flamur Bajramin, Elvis Prenqin, Miran Maksutin, Lorik Aliun, Rron Statovcin, Remzi Faik Selmani, Hajdin Salihu, Donik Osmani, ndërsa Flamurtari angazhon Florim Bërbatovcin, Ardit Nikën, Melos Zenunajn, Shend Kelmendin, Vigan Rexhajn, Leon Gashin, Angel Simeonov Granchov, Adamou Moussa Issa, kurse KEK-u me Pleurat Hajdinin, Isa Eminhazirin, Egzon  Qerimin, Drin Hodajn, Amir Prishtina, Shkëlzen Jashanicën, Besart Dushin, Ardian Musliun, Valmir Kutllovcin. KF Liria përforcohet me Norales Nunez Roby Alberto, Martins Aristegui, Jinenez Vivas Luis Manuel, Ramirez Valdivia Guillermo Abel, Riascos Jhonny, Nieves Vargas Armando Jose. KF Drita: Kyrian Chinazorm Nwabueze, Klajdi Burba. KF Ferizaj: Ajradin Cuculi, Armend Aliu, Demir Huseni, Burhan Mustafi. KF Trepça ’89: Engjell Hoti, Franck Herman Betra, Traore Lassine, Taulant   Avdyli, Albert Kaqiku. KF Drenica: Besnik Shehu, Atdhe Grajqevci, Diar Prokshi, Argjend Bardhi. KF Ballkani: Blin  Baraliu, Edvin Kuq, Dardan Jashari, Visar Sahiti, Ledion     Muçaj, Tarik Cmajcanin, Almir Ajzeraj dhe Demir Avdiq. KF Gjilani: Vilson Lila, Kledi Koci, Shpend Asani, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari, Semir Haxhibuliq, Keita Lanzeni Aziz, Keita Alassane Razak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat