Emery kërkoi tri transferime në janar, por nuk i ka mbetur hatri për mosrealizimin e planit

Futboll

Emery kërkoi tri transferime në janar, por nuk i ka mbetur hatri për mosrealizimin e planit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:58
Trajneri i Arsenal, Unai Emery

Arsenal shtoi vetëm një përforcim në skuadër gjatë këtij afati kalimtar, duke huazuar mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

Trajneri i Arsenal, Unai Emery kishte dëshiruar që gjatë këtij afati kalimtar skuadra të nënshkruaj me tre lojtarë.

Por, “gunners” nuk ishin të aftë të nënshkruanin më shumë sesa me Denis Suarez, i cili kaloi në “Emirates” vetëm në formë huazimi.

“Skuadra bëri atë që mundi” ka thënë Emery në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Man City.

“Ne po bisedonim për mundësinë e transferimit të tre lojtarëve, por vetëm nëse ata do të vinin me kushtet tona, dhe po mendonim për lojtarë që mund të na ndihmonin ne me paraqitje të mira. Vetëm Suarez u bashkua dhe jemi të lumtur. Skuadra punoi mirë” ka thënë tutje trajneri.

Arsenal do ta ketë ndeshjen më të vështirë të sezonit në Premierligë këtë fundjavë, ku do të përballet me Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat