Telashe për Barcelonën, një futbollist do të mungojë 6 javë

Futboll

Telashe për Barcelonën, një futbollist do të mungojë 6 javë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:50
Telashe për Barcelonën, një futbollist do të mungojë 6 javë

Cillessen do të mungojë të paktën gjashtë javë, pas problemeve me pulpën e këmbës

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Barcelona ka konfirmuar se portieri, Jasper Cillessen, do të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

Ai ka probleme me pulpën e këmbës dhe sipas klubit, ka shqyer muskulin në stërvitjen e së premtes dhe do të mungojë të paktën 7 ndeshje për Barcelonën.

Cillessen nuk është paraqitur në La Liga këtë sezon, por ka qenë titullar i rregullt në Copa del Rey.

Holandezi, i cili ka bërë gjashtë paraqitje dhe priti një penallti të mërkurën, në fitoren 6-1 ndaj Sevillas – nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Realit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat