Bayerni në verë i kthehet garës për Hudson-Odoin

Futboll

Bayerni në verë i kthehet garës për Hudson-Odoin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 23:33
Callum Hudson-Odoi

Bayern Munichu raportohet se në verë do t’i rikthehet garës për transferimin e anësorit të Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Anglezi ishte i lidhur me një kalim te klubi gjerman gjatë muajit janar dhe ishte raportuar se ka kërkuar zyrtarisht largimin me qëllim që të kalojë te kampioni i Gjermanisë.

18-vjeçari ka refuzuar një kontratë me të cilën do të përfitonte 85 mijë funte në javë te Chelsea ndërsa oferta e fundit që Bayerni kishte dërguar për të ishte 40 milionë funte.

Sipas gazetës “The Sun”, Bayerni do të bëjë presion te Chelsea gjatë verës dhe ka bërë gati 25 milionë euro për transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat