Lajm i mrekullueshëm për Arbër Zenelin

Futboll

Lajm i mrekullueshëm për Arbër Zenelin

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 08:51
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli mund të debutojë sonte për Stade de Reims në Ligue 1 në Francë.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është ftuar për ndeshjen e sotme mes Stade de Reims dhe Marseille, e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 23 në Ligue 1.

Zeneli, i cili u transferua në Francë nga Heerenveen në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, pritet të debutojë sonte me klubin e ri, Reims.

Anësori i Kosovës shkon në Ligue 1 me statistika fantastike, pasi në 17 paraqitje në Eredevise, dhuroi 11 asistime, më shumë se çdo lojtarë tjetër – teksa ka kontribuar edhe me 3 gola.

Synimi i Reims është Europa League, pasi gjendet në pozitën e 9 me 31 pikë, vetëm 6 pikë larg asaj zone dhe Zeneli ka premtuar se do të japë maksimumin për ta ndihmuar skuadrën e re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat