Ademi kërkon korrektësi

Futboll

Ademi kërkon korrektësi

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Ademi kërkon korrektësi

Në kuadër të seminarit me gjyqtarët e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë që po mbahet në Ulqin, dje, është mbajtur edhe një ligjëratë kundër dukurive negative në futboll. I pranishëm ishte dhe presidenti Agim Ademi, i cili me këtë rast i premtojë gjyqtarëve përkrahje dhe ngritje profesionale, por njëherësh kërkoj nga të gjithë që të jenë sa më të përgatitur, të drejtë dhe profesional në punën e tyre. Presidenti edhe një herë ritheksoi se do të ketë zero tolerancë ndaj gabimeve të gjyqtarëve.

“Kërkoj nga ju që të jeni të drejtë dhe të përpiktë në punën tuaj, në mënyrë që të nxjerrim rezultatin real në çdo ndeshje. Duhet ta keni parasysh se me drejtësi i mbroni edhe investimet e klubeve dhe punën e tyre. Prandaj, kërkoj që në vazhdim të kampionatit të jeni të përgatitur si në aspektin fizik edhe në atë psikik dhe profesional. Ne jemi të gatshëm që t’u përgatisim dhe t’iu inkurajojmë për ngritje të performancës”, ka theksuar presidenti Ademi, duke premtuar drejtësi dhe transparencë të plotë sa i përket normave.

Presidenti Ademi theksoi se gjyqtarët që do të jenë më të mirë të ranguar në norma do të kenë ngritje dhe do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e stinorit pranveror.  Ndërkaq, gjyqtarët u zotuan dhe u betuan për drejtësi dhe sinqeritet në ndeshjet që do t’i drejtojnë, për çka edhe janë të thirrur. Presidenti Ademi i falënderoi për gatishmëri, sinqeritet dhe profesionalizëm si dhe për fjalën e dhënë për korrektësi dhe angazhim maksimal.

Më pas një ligjëratë para gjyqtarëve e ka mbajtur edhe zyrtari për integritet, Ejup Osmani, i cili edhe një herë ka theksuar rëndësinë që ka luftimi i dukurive negative në futboll. Ai ka thënë se gjyqtarët janë segment shumë i rëndësishëm në mbarëvajtje të garave, por që shpeshherë janë target i grupeve të caktuara që tentojnë që në forma të ndryshme të ndikojnë në rregullshmërinë dhe korrektësinë e garave. Prandaj, Osmani kërkoi nga gjyqtarët që të jenë vigjilentë dhe të bëjnë punën e tyre në përputhje me etikën profesionale dhe të denoncojnë rastet kur ndihen të kërcënuar apo kur tentohet që të ndërhyjë dikush në punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat