Emrat që sfiduan agresorin serb në vitin 1997, shumica nuk janë gjallë!

Futboll

Emrat që sfiduan agresorin serb në vitin 1997, shumica nuk janë gjallë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Emrat që sfiduan agresorin serb në vitin 1997, shumica nuk janë gjallë!

Trajneri Sinan Osmani i cili me Lirinë nga Prizreni u stolis me titullin e kampionit në periudhën 1994-95, tregon një detaj interesant e të dhimbshëm. Ai ka postuar një fotografi të personaliteteve të KF Lirisë, që dikur sfiduan agresorin serb, por sot shumica nuk janë gjallë.

“Kjo foto është e vitit 1997. Mjerisht shumica nga kjo foto e kryesisë dhe shtabit teknik nuk janë në mesin tonë. Në mesin e të gjallëve nuk janë: Dëshmori Naim Rexhepi, Gafur Kiseri, delegat i kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrës i shpalljes se deklaratës së 2 Korrikut, Ali Thaçi babai i dëshmorit Përparim Thaçit, kryetari i KF Liria 1992-1996 Beqir Hoxha, Nazim Begleri, Rasim Krasniqi ndihmëstrajner, Ramadan Hoxha, Salajdin Kume ish sekretar i klubit KF Liria”, shkruan Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat