Njeriu që qau pranë varrit të Fadil Vokrrit, një kohë nëna e tij i kishte la bashkë me një ‘hamamxhik’

Futboll

Njeriu që qau pranë varrit të Fadil Vokrrit, një kohë nëna e tij i kishte la bashkë me një ‘hamamxhik’

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:50
Një foto që e ka bërë shumë kohë me parë, Bajrami kishte shkuar pranë varrit të Fadil Vokrrit dhe kishte qarë në zë!

Nuk e ka të lehtë ta kujtoj periudhën me të artë me Fadil Vokrrin. Bajram Zeqiri kur përmend emrin e të ndjerit, legjendës Fadil Vokrrit, emocionohet shumë. “Nuk lind si Fadil Vokrri. Jam rritur bashkë me të! Jemi edhe sebep. Mik të vjetër e kisha Fadilin.

Image

Bajram Zeqiri ulur dhe Fadil Vokrri pranë tij

Po ta tregoj një detaj, në fund të viteve të 60-ta, kur ishim të vegjël, nëna ime na ka la bashkë me një ‘hamamxhik’, herë i qitke uji me pocerrkë Fadil Vokrrit e herë mua, herë e fërkonte atë e herë mu. Ishim fëmijë! Shumë është kujdes nëna ime për ne”, tregon Bajrami për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Vokrri e Zeqiri

Një foto që e ka bërë shumë kohë me parë, Bajrami kishte shkuar pranë varrit të Fadil Vokrrit dhe kishte qarë në zë!

Nuk mund të besonte që Vokrri kishte ndërruar jetë, dikur bashkëlojtarë. “Si pionierë kemi luajtur bashkë në KF Llapi, sa më kujtohet në vitin 1972-1973. E kam pas shok e mik për kupë të kresë”, tha Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat