Dëmtohet Neuer, mediat pretendojnë se Bayern fsheh lëndimin e plotë

Futboll

Dëmtohet Neuer, mediat pretendojnë se Bayern fsheh lëndimin e plotë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Manuel Neuer

Klubi i basketbollit Rahoveci është duke punuar vazhdimisht në palestrën e tyre në mënyrë që palestra te jetë e gatshme për zhvillimin e Final 8

Bayern Munich aktualisht është duke kaluar një formë në rritje edhe pse Borussia Dortmund duket larg.

Por tashmë ekipi gjerman do duhet të bëjë pa portierin e tyre të parë, Manuel Neuer.

Kjo pasi ai ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës, teksa klubi nuk ka dhënë një afat të kthimit të gardianit.

Mediat aludojnë se Neuer ka pësuar një frakturë dhe klubi po fsheh dëmtimin në prag të sfidës ndaj Liverpool, por asgjë e konfirmuar.

Mbetet për tu parë kur do të kthehet në fushën e blertë, ndërsa Bayern ka sfidën e vështirë të ngushtojë hapësirën e pikëve mes saj dhe Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat