Januzaj me Sociedadin mposhtën Bilbaon

Futboll

Januzaj me Sociedadin mposhtën Bilbaon

Nga: K. G. Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:05
Pamje nga ndeshja e sotme

Sulmuesi nga Kosova, Adnan Januzaj, me ekipin e Sociedadit, arkëtuan tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Athletic Bilbaos, në ndeshjen e javës së 22-të në kampionatin spanjoll. Januzaj luajti titullar dhe u zëvendësua në minutën e 82-të. Oyarzabal (16’) e Willian Jose (45’) realizuan për Sociedadin dhe Garcia (82’) për Bilbaon.

Sociedad renditet në vend të shtatë me 30 pikë, ka 4 më shumë se Bilbao që zë pozitën e 12-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat