Ylli i kombëtares së Kosovës transferohet te gjiganti evropian

Futboll

Ylli i kombëtares së Kosovës transferohet te gjiganti evropian

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:31
Ylli i kombëtares së Kosovës transferohet te gjiganti evropian

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti,  luajti sfidën e ‘fundit’ në kampionatin shqiptarë.  Sipas mediave në Shqipëri,  Aliti ka luajtur sfidën e fundit në superligë, transmeton Insporti. Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe i Skënderbeut do të udhëton drejt Suedisë pasi FC Kalmar ka blerë kartonin e Alitit.  Sipas burimeve të tyre, besohet se Kalmar ka paguar 150 mijë euro, për kartonin e tij duke i ‘mbushur arkat’ Skënderbeut me një shumë të konsiderueshme për kampionatin tonë.

Aliti është duke zhvilluar sezonin e karrierës, duke u bërë një nga futbollistët kyç të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, por edhe i Orges Shehut te Skenderbeu.

Skenderbeu pak minuta më parë pësoi humbjen e pestë radhazi, ndaj Kastriotit me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat