Tuchel mohon të ketë kërkuar rikthimin e Rabiot tek PSG

Futboll

Tuchel mohon të ketë kërkuar rikthimin e Rabiot tek PSG

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:13
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka mohuar të ketë kërkuar rikthimin e Adrien Rabiot tek Paris Saint Germain.

Rabiot nuk është paraqitur për kampionët e Ligue 1 që kur ka informuar skuadrën e tij se nuk do të nënshkruaj kontratë të re.

Këtë lajm, mesfushori francez ua kishte kumtuar skuadrës së tij qysh në muajin dhjetor, dhe që atëherë qëndron në stolin e rezervistëve.

Tuchel ka thënë se asnjëherë nga ajo kohë nuk ka kërkuar që Adrien Rabiot të rikthehet në skuadër.

“Nuk kam kërkuar asnjëherë për rikthimin e Rabiot” ka thënë trajneri për reporterët.

“Situata është e njëjtë edhe në nëntor. Skuadra ka vendosur që ta suspendojë Rabiot” ka thënë ndër të tjerash gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat