Lëndimi i Messit: Rrezikohet ‘El Clasico’

Futboll

Lëndimi i Messit: Rrezikohet ‘El Clasico’

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:16
Lionel Messi

Lionel Messi po mban në ankth tifozët e skuadrës së Barcelonës.

Messi ka shkëlqyer sot në ndeshjen kundër Valencias duke realizuar dy gola për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij, në barazimin 2:2 me Valencian.

Por, argjentinasi qëndroi rreth 3 minuta jashtë fushës së blertë, pasi pësoi një dëmtim të lehtë, por që u konsiderua i vogël për ta ndërprerë lojën.

Tash, lëndimi i Messi po del të jetë shqetësues për lojtarin, trajnerin e tifozët e skuadrës katalane.

Gazetari Rik Sharma shkruan se Messi ka një problem muskulor i cili mund ta lë atë jashtë fushës për ndeshjen e së mërkurës kundër Real Madrid, në Kupën e Mbretit.

Ende nuk ka asnjë raportim zyrtar nga skuadra. Trajneri, lojtari dhe tifozët po e presin në ankth lajmin nga stafi mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat