Rakitic pas ndeshjes me Valencian: E merituam fitoren

Futboll

Rakitic pas ndeshjes me Valencian: E merituam fitoren

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:12
Ivan Rakitic

Barcelona dhe Valencia janë ndarë baras 2:2 në një super ndeshje të luajtur në “Camp Nou”.

Barcelona dështoi që të regjistronte fitoren e radhës në La Liga, duke u ndalur para tifozëve të saj, nga skuadra e Valencias.

Skuadra katalane e gjeti vetën në disavantazhin e dy golave, por arritën që falë Lionel Messit të rikthehen për minumimin (1 pikë).

Por, sipas mesfushorit të “blaugranëve”, Ivan Rakitic, rezultati përfundimtar ishte i padrejtë.

“E merituam fitoren. Kishim dëshirën për tu rikthyer në lojë pas 30 minutave të dobëta. Jemi të lumtur për iniciativën që kemi bërë, por jemi më të mirë sesa Valencia” ka thënë Rakitic.

Edhe përkundër barazimit, Barcelona mbetet lidere e La Ligas, me aktualisht gjashtë pikë më shumë sesa Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat