Sulmi: PSG? Nuk luajmë kundër një ekipi, por kundër një shteti

Futboll

Sulmi: PSG? Nuk luajmë kundër një ekipi, por kundër një shteti

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:11
Jean Michel Aulas

Shumë fjalë, shumë parashikime dhe shumë spekulime në lidhje me diferencën e vlerave në fushën e lojës. Më pas, në momentin që vjen vërshëllima e parë e arbitrit, luhet njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Është e vërtetë, PSG ka njëmbëdhjetë lojtarë të frikshëm, pa harruar "alienët" që janë në stol dhe atë brazilianin që nuk luan për shkak dëmtimi. 

Kundërshtari i ardhshëm i kampionëve të Francës është Lyon dhe presidenti Jean Michel Aulas nuk është kursyer në deklaratat e bëra para sfidës së të dielës. Aulas ka dhënë një intervistë për të përditshmen "Le Progres", në të cilët ka folur për rivalët e ardhshëm. "PSG është diçka e pabesueshme, do të luajmë kundër një shteti. Nuk do të them se Franca është vetëm vendi i 'xhaketave të verdha', por duhet të ketë pak më shumë dinjitet", ka thënë numri një i Lyon-it. 

Parisi Saint-Germain, në fakt, është i lidhur financiarisht me Katarin kampion të Azisë, mjafton të mendohet për 222 milionë eurot e paguara për Neymar, i cili do të jetë edhe imazhi kryesor i Katar 2022. Gjithsesi, Jean Michel Aulas nuk e shikon gjithçka të zezë. Është e vërtetë se mes dy klubeve ka një diferencë të madhe ekonomike dhe se Lyon është vetëm një skuadër 'njerëzore' që po bën gjithçka është e mundur për të luftuar për titullin me parisienët.  

Dhe Aulas ka paralajmëruar: "Ndeshja me PSG-në do të jetë një luftë klasash, por ne jemi në gjendje të hedhim malet". Një koment i guximshëm, duke parë se Parisi ka fituar 5-0 në ndeshjen e luajtur në "Parc Des Princes". Ku i dihet nëse Davidi do të arrija ta mposhtë Goliathin këtë herë.   

E sigurt është se presidenti i Lyon ka ndezur një fitil pak orë para ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat