Ronaldo e dëshiron ribashkimin me Casemiron, ky është plani

Futboll

Ronaldo e dëshiron ribashkimin me Casemiron, ky është plani

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Cristiano Ronaldo dhe Casemiro.

Cristiano Ronaldo duket se po ndjenë mungesë për yllin brazilian, Casemiro.

Portugezi kaloi tek Juventus në fillim të këtij sezoni, duke përfunduar kështu një aventurë të mrekullueshme me Real Madrid.

Por, duket se Ronaldos i ka mbetur akoma dëshira që të luaj me disa prej lojtarëve të “Los Blancos”.

Pasi flitej për një ribashkim të mundshëm me Marcelo, tash po përmendet emri i Casemiros.

“Don Balon” raporton se Ronaldo u ka rekomanduar bordit të Juves mesfushorin brazilian Casemiro.

Kontrata e 27 vjeçarit me Madridin përfundon në mes të sezonin 2020/21. Ronaldo beson se lojtari mund t’i ndjek hapat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat