Tension te Juventus mes Dybalës dhe Allegrit

Futboll

Tension te Juventus mes Dybalës dhe Allegrit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:16
Dybala, Allegri

Juventus po kalon një mini-krizë.

Pas eleminit nga Kupa e Italsië nga Atalanta bardhezinjtë barazuan dhe me Parmën.

Situata duket shumë e tensinuar, me Dybalën i cili u pas ndeshjes dje u nervozua me Allegrit për shkak të mosaktivizimit.

Fillimisht u aktivizua Bernandeshci ndërsa ky i fundit dëmtohet në lojë futet Emre Çan dhe jo argjentinasi.  

Ndërkohë Dybala u larguar nga stoli për në dhomat e zhveshjes ende pa përfunduar takimi. Ndërsa Allegri e ka kaluar me një koment ironik ktë situatë. “Ndoshta kishte ftohtë dhe u largua më herët”, u shpreh livornezi.  

Pak ditë më parë Tuttosport raportoi se arsyea e vërtetë e largimit të Benatias ishte sherri me Allergrin në dhomat e zhveshjes.  

Me sa duket Allegrit po i del situata jashtë kontrollit dhe kjo ka ndikuar në rezultatet e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat