U mbajtën normat fizike dhe teorike për gjyqtarët 

Futboll

U mbajtën normat fizike dhe teorike për gjyqtarët 

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:33
U mbajtën normat fizike dhe teorike për gjyqtarët 

Në Ulqin, në kuadër të seminarit të gjyqtarëve janë mbajtur normat fizike nën mbikëqyrjen e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani. Këto norma u ndoqën nga afër edhe nga presidenti Agim Ademi dhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja. Në këto norma morën pjesë 73 gjyqtarë, ku 67 gjyqtarë ishin të suksesshëm, tre gjyqtarë munguan për shkak të problemeve shëndetësore, derisa tre gjyqtarë nuk arritën t’i kalojnë normat fizike. Ndërkaq, në testin teorik saktësia në përgjigje ishte 72 përqind. Në bazë të rezultateve këto norma vlerësohen si të suksesshme dhe shihet se gjyqtarët kanë bërë progres dhe janë të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre në garat e stinorit pranveror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat