Ronaldo i vajton gabimet e Juventusit pas barazimit me Parmën

Futboll

Ronaldo i vajton gabimet e Juventusit pas barazimit me Parmën

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 15:03
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte i kënaqur me dygolëshin e tij, por jo edhe me rezultatin në barazimin e Juventusit 3-3 me Parmën të shtunën në Serie A.

Superylli i Juventusit Cristiano Ronaldo u shfaq i pakënaqur me barazimin e skuadrës së tij 3-3 kundër Parmës të shtunën në “Allianz Stadium”, duke thënë se ia mundësuan vizitorëve të riktheheshin në lojë.

Falë dy golave nga Ronaldo, Juventusi krijoi epërsinë prej 3-1, por dy gola të vonshëm nga Gervinho ia siguruan Parmës rikthimin dhe marrjen e një pike në udhëtim në Torino.

Derisa portugezi ishte i lumtur për golat e tij, atij nuk i pëlqeu aspak rezultati përfundimtar i ndeshjes.

“Jam i lumtur për golat por jo edhe me rezultatin. Por, ky është futbolli”, tha 33-vjeçari.

“Ne u tërhoqëm shumë prapa në minutat përfundimtare dhe Parma i shfrytëzoi gabimet tona”, shtoi Cristiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat